Apel urgjent nga komandanti Feti Mazari: “Mos ndizni zjarre, pasojat janë të rënda!”

Strugë, 31 Korrik 2025 – Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari, ka drejtuar një apel urgjent për qytetarët, duke kërkuar kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut serioz nga zjarret.
“Ju lutem, mos ndizni zjarre! Dëmet janë të mëdha – djegin shtëpi, rrezikojnë jetë, dëmtojnë pyjet dhe natyrën tonë,” paralajmëron Mazari. Ai thekson se valët e të nxehtit që po vijnë rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthim të zjarreve, ndaj nevojitet kujdes maksimal nga të gjithë.
Komandanti gjithashtu njoftoi se zonat me rrezik janë nën mbikëqyrje me kamera sigurie, dhe çdo person që kapet duke ndezur zjarr do të përballet me ndëshkime të rënda, përfshirë burg dhe gjoba të larta.
“Ju faleminderit për mirëkuptimin. Është detyrë e secilit nga ne të mbrojmë veten, të tjerët dhe natyrën,” përfundon apelin e tij Feti Mazari.
Zjarret nuk janë lojë – një pakujdesi mund të kushtojë shumë!






























