Apeli i mjekes: Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaj dhe të familjarëve!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook apelin e mjekës Nevila Gjermeni, në një situatë ku koronavirusi po përhapet gjithnjë edhe më shumë. Mjekja u bën thirrje qytetarëve që të vendosin maskë dhe të bëjnë gjithçka për t’ua lehtësuar punën, të lehtësojnë vuajtjet e tyre dhe të familjarëve.

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten! Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja! Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën! Bëni gjithçka që t’ia dalim! Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme.”, thotë mjekja.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...