Arbana Osmani ,ja kur nis edicioni Big Brother Vip 2

Big Brother VIP ka qenë një nga programet televizive që tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Shtëpia më e famshme në Shqipëri pati një edicion të suksesshëm, me befasi të shumta e personazhe të njohur të shoubizit dhe jo vetëm. Për edicionin e dytë pati aludime të shumta se kur do të nisë, ndërkohë që nuk ishte thënë ndonjë datë e saktë. Prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, në një deklaratë dhënë për median kosovare Telegraf zbuloi pak më shumë rreth këtij formati.

Ajo tha se pritet të nis së shpejti, por që mund të jetë edhe përgjatë muajit dhjetor. “Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt. Nuk ju them dot më shumë për momentin se e kemi shumë surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor, mund të jetë”, tha Osmani.StrugaLajmStrugaLajm

Krahas kësaj, nuk është zbuluar ndonjë figurë e famshme që mund të jetë pjesë e këtij edicioni, e që mendohet se gjithçka do të jetë befasi për publikun.StrugaLajm


Loading...
loading...