Lëvizja BESA ka zhvilluar takime intensive në Manastir dhe Dollnen. Përfaqësuesi i kësaj partie, Arben Labënishti ka takuar banorët e këtyre vendbanimeve, duke premtuar se shpresa e vetme për shqiptarët dhe kthimin e dinjitetit të tyre e zhvillimit të zonave ku jetojnë është subjekti i tyre politik.
“Nga vizita në Manastir dhe Dollnen. Kudo që shkojm, “Lëvizja Besa” konsiderohet si morali dhe shpresa e shqiptarëve!”, ka shkruar Labënishti.