Arbesa Mustafai me origjinë nga Zagracani i Strugës, lindur e rritur në Keln të Gjermanisë ka zgjedhur një mënyrë origjinale për tu prezantuar në botën e modës.Ajo ka krijuar, koleksionin Iliria ,një inspirim i ardhur nga simboli kombëtar i shqiptarëve.Ajo para disa kohëve ka marr pjesë në Fashion Show në Paris ku ka arritur që me veshjet e ideuar të rrëmbej cmimin e parë në këtë kompeticion të modës.Arbesa Mustafai për Strugalajm.com tregon se ka studiuar dizajnin e modës në Dizeldorf, ndërkohë ka praktikuar dizajnin edhe në Stamboll .Ajo tregon se veshjet e saja me shqiponjën e stampuar janë krijuar dhe ideuar nga copa pëlhure të marra nga Struga.(Strugalajm.com)








