AktualeOpinion

Arbresha Vlashi: Nga sfida personale te pozita historike në BDI

Nga: Arbresha Vlashi
Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju informoj se në Kongresin e V të BDI-së jam emëruar Sekretar për Mundësi të Barabarta. Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi e thellë, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim.

Falënderoj sinqerisht delegatet dhe udhëheqsin e BDI për besimin e dhënë, i cili më obligon të punoj pa kompromis për ndërtimin e politikave publike të drejta, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky emërim ka një rëndësi të veçantë edhe në aspektin historik, pasi përfaqëson një nga pozicionet më të larta në nivel politik që i është besuar ndonjëherë një personi me aftësi të kufizuara në Maqedoni.

Ky pozicion më mundëson të kuptoj dhe të adresoj sfidat në mënyrë sistematike, ndërsa këtë rol e shoh si një përgjegjësi personale dhe institucionale për të kontribuar në krijimin dhe zbatimin e politikëbërjes gjithëpërfshirëse, ku nevojat dhe zëri i të gjitha komuniteteve merren parasysh që në fazën e hartimit të politikave.

Në fund, dua t’ju siguroj se kjo përgjegjësi do të ushtrohet me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim maksimal. Besimi juaj është forca kryesore që më motivon të punoj çdo ditë për një shoqëri ku askush nuk mbetet pas dhe ku dallimet nuk na ndajnë, por na bëjnë më të fortë.

Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më solidare për të gjithë qytetarët, sepse vetëm me besim reciprok dhe angazhim të përbashkët ndërtohet një shtet që u shërben të gjithëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button