Arijeton Zeqiri, hafizi më ri nga Struga

Shaqir ef Fetahu

Sot, mbas shumë decenieve, u promovua hafizi i ri Arijeton Zeqiri nga Struga, organizuar nga Muftinia e Strugës në krye me Muftiun Mr. Salim ef Sulejmanin. Ishte një gëzim i madh i besimtarëve, e në veçanti Muftiut të Strugës, i cili pas ndërtimit të Xhamisë Qëndrore, Selisë së Muftinisë, Xhaminë e bukur- Simbol i arkitekturës në Strugë “Xhamia e Lulishtes”, hafizi i parë shënon edhe një sukses të radhës të Mr. Salim ef Sulejmanit dhe Muftinisë që udhëheq. Prezenca e gati të gjithë Muftive, drejtorëve të Rijasetit, profesorëve të Medresesë , FSHI, imamëve dhe shumë besimtarëve formoi një ambient të jashtzakonshëm. Hafizit të ri iu dorëzua Çertifikata e hifzit duke i dëshiruar sukses në jetë. Ishte një organizimi i bukur dhe pritje e ngrohtë vëllazërore.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...