Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni, ka rënë në prangat e policisë së Kosovës.
Lajmin e bën të ditur Insajder, i cili shkruan se reperi nga Drenica është ndaluan nga policia mbrëmjen e djeshme në autostradë.
Gjatë kontrollit në makinën tip “BMW”, Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë. Për armën nuk ka pasur leje.
Ende nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.
Kujtojmë se Don Xhoni është arrestuar disa herë lidhur me akuzat për armëmbajtje pa leje. Hera e fundit ishte verën e kaluar, por është liruar sërish.