BLENDI PETROL
AktualeOpinion

ARMËPUSHIMI DHE LUFTA !

Muhamet Borova


Paqa është thesar për njerëzimin, kur ka paqë, nuk ka urrejtje. Luftat edhepse nuk sjellin lumturi, ato zhvillohen me vrull të zjarrtë! Pacifistët flasin për paqën dhe dashurinë , për vlerat e së mirës, dhe për pengimin e të keqes! Liderët e shteteve të fuqishme flasin për mitin mbi luftën si forcë potenciale për realizimin e qëllimeve të caktuara. Tre vite zhvillohet një luftë midis dy shteteve (Ukrainës dhe Rusisë) me miqësi tradicionale, me një fe të përbashkët , me shumë ngjashmëri që botën e afrojnë para një lufte të mundshme bërthamore! Çdo luftë është një përvojë e keqe, për ato që e kanë përjetuar!


Nga ana tjetër lufta në lindjen e afërt është një hap larg prej barbarizmit. Një armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut edhe e përkohëshme , mundet të jetë një shenjë për optiminzmin e pritshëm!
Lufta e Gazës, zhvillohet në qarkun e urrejtjes së përhershme midis dy religjioneve të ndryshme dhe dy popujve me bindje të ndryshme! Në filozofinë sioniste myslimanët ,veçanërisht palestinezët janë stereotipizuar si: primitiv, fanatik, të rrezikshëm, dhe anakronik! Këto stereotipe e thellojnë fanatizmin e padurueshëm midis dy popujve. Kur gjërat vlersohen sipas stereotipeve, humbën konfidenca midis popujve!
Gjërat e mëdha bëhen kur respektohet paqa! Një popull që e gjen bukurinë në vlerat e kultures së vet, do ta gjejë bukurinë edhe te vlerat kulturore të popullit tjetër! Jeta në paqë bëhet filtër për pastrimin e botës nga mendimet kontaminuese. Konfliktet te shtetet arabe janë refleksion i evolucionit të ngadalshën të mentalitetit konservativ. Derisa nuk zhduken mendimet për luftën, luftat do të vazhdojnë, derisa sa ka njerëz në tokë!
Muhamet Borova

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button