Aktuale

Arrestim në Strugë, kapet me drogë një 31-vjeçar nga Shtipi


Më 17.04.2026, rreth orës 17:40, në rrugën “Niko Nestor” në Strugë, zyrtarët policorë nga SPB Strugë kanë arrestuar E.I. (31) nga Shtipi, i cili kishte qëndrim të përkohshëm në Strugë.
Gjatë një kontrolli rutinë, tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas, me urdhër gjykate, është kryer bastisje edhe në ambientet ku ai qëndronte, ku sërish është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button