Aktuale
Arrestohet 22-vjeçari, voziste “Mercedes” pa patentë në rrugën Strugë-Dibër

Mbrëmjen e 13 marsit 2026, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “Korea” në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në afërsi të fshatit Vevçan, policia ka privuar nga liria një 22-vjeçar nga Dibra.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë ndaluan një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Dibrës, të cilën e drejtonte i riu. Pas verifikimit, u konstatua se ai nuk kishte të drejtë drejtimi, përkatësisht nuk e kishte dhënë provimin për patentë shofer.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.





























