Arrestohet ish-drejtori i “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, priten edhe 15 arrestime të tjera

Paraditen e sotme është arrestuar Ejup Rustemi, ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, mëson Telma nga burime të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Arrestimi, sipas burimeve të Telmës, lidhet me tenderin për sigurimin e pikave të pagesës së autostradave. Përveç Rustemit, janë arrestuar edhe Ejup Latifi, zëvendësdrejtor për mirëmbajtjen e rrugëve, Drilon Ziberi, udhëheqës i Departamentit për pagesën e autostradave dhe kontrollin, si dhe Xhemal Bilbilovski, pronar i agjencisë së sigurimit “2SS”.
Këtë javë pritet arrestimi i të paktën 15 personave të tjerë. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të disa institucioneve, si Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, “Makedonia pat”, Inspektorati i Tregut, si dhe sektori i minierave.