Arrestohet ish polici që kërcënoi me vrasje Oliver Spasovskin, i gjenden armë të rrezikshme

Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur procedurë kundër një zyrtari të pensionuar policor nga Shkupi, I cili dyshohet se ka kryer veprën penale “cënimi i sigurisë”.

I dyshuari nga celulari I tij, është paraqitur në stacionin policor në Qendër, duke u kërcënuar se do të vritet Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski dhe menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pas bastisjes së kryer, tek ai janë gjetur shumë armë të rrezikshme zjarri.

Nga Prokuroria thonë se pasi kërcënuesi është identifikuar dhe locuar, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur një pushkë “karabin”, dy pistoleta “Çeshka Zbroevka” dhe “Smit Weson”, plumba dhe pranga.StrugaLajm

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për ish-zyrtar të policisë, por edhe person i cili paraprakisht ka qenë I dënuar për vepra tjera penale, Prokurori Publik ka vlerësuar se ekziston rreziku serioz që personi të sulmojë jetën e zyrtarit. Për shkak të rrezikut nga arratia, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup i është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit”StrugaLajm

MPB-ja të enjten e kaluar bëri publike kërcënimin dhe armët e gjetura, duke mos publikuar se caku i kërcënimit është Ministri Spasovski. /KlanMacedonia/

In : Aktuale

Loading...
loading...