Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Advertisement

Siç bëri të ditur Policia e Kosovës, pas arrestimit të dy personave të dyshuar, janë duke vazhduar bastisjet në dy lokacione të qytetit të Gjakovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...