Arrestohet në Qafë Thanë shtetasi nga Serbia

Në pikën kufitare “Qafë Thanë mbrëmë është arrestuar një serb 62-vjeçar, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli, Gjermania.

Më 09.07.2024, në orën 21:45 në Pikën Kufitare Qafë Thanë, zyrtarët policorë e arrestuan M.P. (62) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kontrollit të regjistrave zyrtare u konstatua se ai kërkohej nga Interpoli, Gjermania – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai iu dorëzua zyrtarëve policorë të NJPB- -Strugë për procedura të mëtejshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...