Aktuale
Arrestohet një dhunues nga rajoni i Ohrit, sulmoi bashkëshorten në shtëpinë familjare

Mbrëmjen e 7 marsit 2026, rreth orës 18:30, në një fshat të rajonit të Ohër, zyrtarët policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria personin me inicialet D.B. (39), banor i të njëjtit fshat.
Sipas policisë, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte sulmuar atë me një send plastik.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.





























