Aktuale

Arrestohet një i ri nga Vranishta: Drejtonte veturën pa patentë dhe me 1,77 promil alkool në gjak


Një 28-vjeçar nga fshati Vranishtë i Strugës është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë, më 9 mars 2026 rreth orës 19:50, në fshatin Vranishtë, zyrtarët e policisë nga stacioni për siguri në komunikacion pranë NJPB Strugë kanë ndaluar një veturë “Golf” me targa të Strugës.
Gjatë kontrollit në rrugën rajonale Vranishtë–Strugë, është konstatuar se drejtuesi nuk kishte dhënë provimin për patentë shoferi të kategorisë B, ndërsa testi ka treguar se ai kishte 1,77 promil alkool në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button