Aktuale
Arrestohet një person në Strugë për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Strugë, 20 janar 2026 – Një person 35-vjeçar është privuar nga liria në orët e para të mëngjesit në Strugë, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Sipas informacioneve zyrtare, më 20 janar 2026, rreth orës 00:10, në rrugën “JNA”, zyrtarë policorë nga NJPB Strugë kanë ndërhyrë pasi personi në fjalë, brenda një objekti banesor në të njëjtën rrugë, është sjellë në mënyrë agresive dhe të papërshtatshme, duke shqetësuar qytetarët.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, te personi janë konstatuar 2,28 promilë alkool në gjak, çka sipas policisë ka ndikuar drejtpërdrejt në sjelljen e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.




























