Aktuale
Arrestohet një tetovar në rrugën Dibër–Strugë: Drejtonte kamion pavarësisht ndalimit, policia ia konfiskon mjetin

Një 39-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar kamion edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e mjeteve të rënda.
Sipas policisë, dje rreth orës 12:02, në rrugën magjistrale Dibër–Strugë, zyrtarët policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacion në Dibër kanë ndaluar një kamion “Iveco” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte personi me inicialet N.A. (39) nga Tetova.
Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai po e drejtonte mjetin pavarësisht se kishte masë të shqiptuar “ndalim për drejtimin e automjeteve të rënda”.
Me urdhër të prokurorit publik, kamioni është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
.gif)




























