Aktuale
Arrestohet për korrupsion shefi i Urbanizimit në një komunë në Maqedoni

Rast i realizuar i marrjes së ryshfetit.
Më 19.03.2025, OSOSK realizoi një rast ryshfeti, ku u privua nga liria Shefi i Sektorit për Urbanizëm dhe Veprimtari Komunale në Komunën Mavrovë-Rostushë, Sadredin Elezoski.
Ryshfeti ishte kërkuar dhe pranuar në këmbim të një premtimi se do të miratohej një projekt urbanistik për ndërtimin e apartamenteve dhe kapaciteteve akomoduese.
Shuma e ryshfetit ishte 13.000 euro dhe ishte planifikuar të paguhej në disa këste. Personi u arrestua gjatë dorëzimit të këstit të parë në UO në Shkup, pasi paratë ishin më parë të përpunuara nga ana teknike dhe kriminalistike.