Arretohet me drogë djali i deputetit shqiptar

Gjykata e Londrës dënoi pak ditë më parë me më shumë se 40 vite burg një grup shqiptarësh për trafik të lëndëve narkotike. Vendimi u dha pasi u vërtetua se katër shqiptarët, A.F 25 vjeç, B.B 35 vjeç, M.Xh 26 vjeç dhe një tjetër në rolin e shpërndarësit kishin trafikuar dhe shpërndarë lëndë narkotike duke iu rekuestruar edhe 2 milionë paund para të thatë në shtëpi.

Sipas mediave britanike, grupi i shqiptarëve drejtohej nga 25 vjeçari A.F, i datëlindjes 11/09/1992.

Albeu.com mësoi nga burime të sigurta nga Policia e Shtetit se drejtuesi i grupit të shqiptarëve sipas organeve të sigurisë britanike, pikërisht 25-vjeçari A.F, është djali i një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas verifikimeve të bëra edhe nga burime të tjera, Albeu.com konfirmoi se 25-vjeçari shqiptar i kapur dhe dënuar tashmë me disa vite burg në Angli e ka babain deputet në Kuvendi.

Mësohet se 25-vjeçari jetonte prej disa vitesh në Londër dhe kishte mundësuar shkuarjen edhe të shokut të tij atje më shumë se një vit më parë, para se të arrestoheshin në fillim të shtatorit të vitit 2016.

In : Aktuale

Loading...
loading...