Arritën në Strugë ,mërgimtarët e nisur nga Zvicra me bicikletë

Katër mërgimtar nga Struga dhe Ohri me banim në shtetin alpin finalizuan udhëtimin me bicikletë nga Zvicra për në Strugë duke postuar foton e mbërritjes në qytetin e Drinit të Zi . Ilir Mustafai, Bashkim Hoxha, Ilir Dalipi ,Ajri Kaçenija ishin nisur në udhëtimin e tyre të gjatë për në Maqedoni, duke kaluar nëpër disa shtete. Udhëtimi i tyre do të zgjati 10 ditë dhe përshkoi disa shtete duke filluar nga Zvicra, pastaj në Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mali i Zi, Shqipëri dhe Maqedoni . Ky udhëtim përveçse sjell aventurë dhe eksperiencë të re për ta, gjithashtu do të sjellë edhe emocione të mëdha, duke iu dhënë mundësinë atyre të rikthehen në vendlindje me një mënyrë të jashtëzakonshme.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...