BLENDI PETROL
Aktuale

Arritën një pjesë e 13 mijë testeve të shpejta, testimi me to është falas

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot arritën 3000 teste, të cilat janë pjesë e donacionit prej 13.000 testeve të shpejta të cilat janë teknologjia më e re me të cilën për 15 minuta përcaktohet nëse tek i testuari është i pranishëm virusi Kovid-19. Pjesa tjetër e testeve do të dorëzohet deri të mërkurën.

Siç kumtuan nga Ministria këto teste të shpejta janë falas për qytetarët ndërsa do të dorëzohen në 13-të spitale në shtet, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, Spitalin 8 Shtatori, Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët – Kozle dhe ISHP Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz – Shkup, dhe do të përdoren nëse pacientë të dyshimtë janë pozitivë në Kovid-19.

Donacionin e siguruan kompania Granit dhe ajo e naftës Galf oil Maqedoni.

Që sot filloi zbatimi i këtyre testeve të shpejta për Kovid-19. Shtëpia e Shëndetit Shkup është  e para në vend që filloi me përpunimin e testeve të shpejta. Bëhet fjalë për testet e kompanisë Abbott të cilat japin 99,6 për qind saktësi të rezultatit.

Lidhur me procedurën me këto teste, fillimisht merret strisho në mënyrë nazoferigjiale, më pas vihet në epruvetë në të cilën ka lëng, nevojiten 15 deri në 20 minuta, pikohet në një pllakë ku menjëherë merret rezultati.

Nëse personi është pozitiv, menjëherë gjatë ditës do të njoftohet Instituti i Shëndetit Publik i cili më tej do të veprojë me anketën epidemiologjike që personi të vihet në izolim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button