Arsim Etemi, boksieri nga Ladorishti një kampion lindur!

Arsim Etemi, boksier
Boksieri Arsim Etemi, një kampion i lindur. Asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij. Sot ai është një kampion në kategorinë “Junior 75-81 kg.”
Lindi më 29 mars 1999, në Ladorisht (Strugë).
Një djalë shtatlartë, me një gjatësi prej 1.90 m. dhe peshë prej 75 kg.

Që nga mosha 8 vjeçare ka filluar ushtrimet si boksier te Klubi i Boksit “Ladorishti”, duke ndjekur hapat e babait te tij, Shpend Etemi.
Tani ai është anëtar (boksier) i Klubit të boksit “Çair”.
Nga 11 ndeshjet që ka zhvilluar deri më sot 9 i ka fituar dhe 2 i ka humbur.
Ndeshjet:

1. Prishtinë (Turne i boksit “Thank You NATO”, i organizuar nga legjenda e boksit Aziz Salihu) – humbje
2. Shtip (kampionat) – fitore
3. Shtip (kampionat) – fitore
4. Shtip (kampionat) – humbje (gjykim i manipuluar i ndeshjes)
5. Frauenfeld, Zvicer – fitore
6. Shkup (kampionat) – fitore
7. Shkup (kampionat) – fitore
8. Volketswil, Zvicer – fitore
9. Esslingen, Gjermani – fitore
10.Shtip (kampionat) – fitore
11.Ferizaj (ICF) – fitore StrugaLajmStrugaLajm

Duke filluar nga ky vit 2018, boksieri strugan do të boksojë në kategorinë “Senior”.

StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...