Artim Pollozhani, ndihmëstrajner i Dajës te Partizani

Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Të kuqtë kanë zbritur në terrenin e kompleksit “Pepa” në Elbasan, ku u bë dhe prezantimi i stafit të ri teknik me futbollistët. Kështu, trajneri Ilir Daja dhe ndihmësit e tij Pollozhani dhe Bozhiqi, patën kontaktet e para me lojartarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar.

Në ballafaqimin e stafit me futbollistët ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili deklaroi për “SuperSport” se synohet që Partizani i Dajës, para se të pretendojë për objektiva madhorë, duhet të tregojë se zhvillon një futboll të bukur.StrugaLajm

Rama, i pyetur për largimin e Bruno Telushit, pranoi atë që e kishte pretenduar vetë lojtarë, pra që nuk ishte në planet e drejtuesve, por gjithashtu theksoi se edhe vlonjati nuk kishte dëshirë për të vijuar me të kuqtë.StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...