As COVID nuk i ndal: Shqiptarët, të dytët në botë për azil në BE

Ndonëse në rënie, për shkak të pandemisë, shqiptarët kanë kërkuar me të gjitha mënyrat për t’u larguar jashtë vendit edhe në periudhën e pandemisë. Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO), bëjnë të ditur se në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 6600 aplikime dhe riaplikime për azil nga shtetasit shqiptarë.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet kanë rënë me rreth 70%, si rrjedhojë e pandemisë, që bllokoi rrugët, teksa që prej muajit mars shtetasit shqiptarë nuk lejohen që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Në prill dhe në maj kishte përkatësisht vetëm 146 dhe 90 aplikime, ndërsa në muajt në vijim numri i tyre u rrit, për të kapur nivelin më të lartë në shtator dhe tetor me mbi 600, por sërish shumë më poshtë niveleve të 2019-s.

Pavarësisht rënies, Shqipëria ka vijuar të mbajë rekord në Ballkan, për numrin e kërkesave për azil. Serbia kishte rreth 2600 të tilla, Maqedonia e veriut 1230, Mali i Zi 207, Kosova rreth 2,100, ndërsa Bosnja rreth 1300.StrugaLajm

Ndërsa në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria ka vijuar që të renditet e dyta në botë, pas Sirisë, qytetarët e të cilës ikin nga lufta. Sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë, Shqipëria kishte 2300 aplikime për 1 milion banorë. Siria që është e para, kishte gati 4 mijë aplikime për 1 milionë banorë. E treta është Algjeria (1858), më pas renditet Afganistani (1277).StrugaLajm

Edhe nga Kosova, kërkesat për të ikur janë të mëdha, duke e renditu atë të pestin në botë në raport me popullsinë. Të dhënat e tjera të Eurostat, që i përkasin periudhës 2010-2019 tregojnë se kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë bëhen kryesisht nga të rinjtë. Në 2019-n, gati 30% e aplikimeve bëheshin nga persona nën 18 vjeç, ndërsa gati 80% e aplikimeve u përkisnin të rinjve nën 34 vjeç./Monitor.al

In : Aktuale

Loading...
loading...