Asan Asani nga Zagraçani i Strugës :Mësuesi që u detyrua të emigrojë në Zvicër!


Asan Asani, nga Zagracani i Strugës tashmë po shijon në vendlindje ditët e pensionit, pas një qëndrimi prej disa dekadash në Zvicër. Por, jo, gjithmon jeta e tij ka qënë kaq e qetë dhe relaksuese shkruan StrugaLajm.com.Ai, tregon se edhe pse u shkollua për të qënë një mësues, këtë profesion e ka ushtruar për shumë pak kohë, në vendlindje si dhe në Kosovë, ndërsa pjesën më të madhe të jetës ka punuar në Zvicër punë të zakonshme për mërgimtarët i detyruar nga politika e kohës që ia privoi të drejtën elementare të punësimit.Ai tregon, se në vitin 1973, ishte pranuar në qendrën „Ashim Agushi“në Ladorishtit, si arsimtar rezervë për lëndët, art figurativ dhe edukatë muzike.Por,meqë artin e kishte pasion dhe përzemër kishte marr guximin që klasave të teta tu prezantoj figurën e Skënderbeut, kryetrimit kombëtar .Pas këtij momenti jeta e tij do ndryshojë duke e vendosur përball sfidave ekzistenciale. ”Figurën e kryetrimit e punova vet dhe doli bukur.Në fundvit organizuam një ekspozitë me punimet më të zgjedhura.Për ta vizituar ekspozitën kishin ardhë edhe „mysafirë“enkas nga organet e brendshme të policisë, të cilët e kishin pëlqyer këtë punim dhe pas dy ditësh më ftuan për bisedë.Dënimi dihej:Largim nga puna dhe paraqitja çdo të premte para organeve policore.Më detyruan të largohem nga vendlindja.Rrugë shpëtimi e pata Kosovën dhe u punësova në një shkollë në Prishtinë ku punova disa vite dhe njëkohësisht diplomova në Fakultetin filozofik,drejtimin Gjuhë dhe letërsi shqiptare në vitin1979.Në vitin 1980 u ktheva në Strugë” thekson Asani.Në këtë kohë sikur u ndje një farë liberalizimi nënvizon Asani dhe mendoi të rikthehet në vendlindje për të kontribuar aty ku do e caktonin .Atë kohë komiteti i partisë kishte afishuar vendimin se të gjithë të diplomuarit do të punësoheshin pa konkurs gjë që tregon Asani ndikoi që ai të rikthehet nga Kosova në Strugë .”Komiteti famëkeq asokohe punësonte studentë që kishin mbaruar në Shkup dhe Prishtinë pa konkurs.Kështu nga vjeshta e vitit 1980 më punësuan si Korespondent në Radio Strugë ku pranova edhe rolin e gazetarit dhe folësit në programin shqip.Gëzimi për detyrën e re ishte i papërshkrueshëm,vullneti im më rinoi,sepse gëzova familjen shokët, miqët,por ky gëzim u venit shumë shpejt,sepse zgjati vetëm një muaj dhe një ditë dera e zyrës trokiti dhe u futën dy figura kriminelësh të policisë.Pa asnjë sqarim më hodhën një letër mbi tavolinë ku shkruante:Automatikisht liro vendin e punës,nuk je i përshtatshëm dhe i denjë për këtë shoqëri.Atë vit e përjetova „Dimrin e madh“ të Kadares.Disa vite punova punë të rënda fizike gjer në vitin 1984 kur emigrova në Zvicër dhe punova gjer në pension” tregon ai.

Jeta në migrim!

Pavarsisht kësaj odiseade të vështirë, ai tregon se jeta vazhdoi, si për të, ashtu dhe familjen e tij, gjithmonë duke punuar e kurr mos u përkulur, duke punuar punët më të vështira në Zvicër në mënyrë që familja të kishte sigurinë dhe pavarësinë e nevojshme. ”Kam katër fëmijë të mrekullueshëm, të martuar dhe të punësuar dhe të shkolluar dhe kam 5 nipër dhe 5 mbesa.Gjendja ime ekonomike është e mirë,tani jetoj në qetësi në vendlindjen time të dashur bashkë me bashkëshorten time,me të cilën përjetuam një odisejadë përplotë me vuajtje dhe të papritura nga më dramatiket”thekson ai.
Por pavarsisht që ai u privua nga mësimdhënia Asan Asani tregon se ai kur nuk e harroi profesionin e tij dhe mundësia e parë që i jepeshte e ushtronte atë me shumë kënaqësi.Në vitet e nëntëdhjeta tregon ai me gjithë potencialin e tij u angazhua në Zvicër si mësues në shkollat plotësues shqipe .(StrugaLajm. com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...