Asfaltimi në Frëngovë nga kompania e kanalizimit nuk mbijeton por shkërrmoqet
Arrnimi i rrugës me asfaltë nga kompania që po ndërton rrjetin e kanalizimit primar në fshatin Frëngovë, nuk ka mbijetuar por është shkërrmoqur në disa vende si rezultat i kualitetit të dobët gjatë shtrimit.Këtë shqetësim deri te Strugalajm e përcollën disa qytetarë të Frëngovës.
Si rezultat i punëve për rrjetin e kanalizimit një pjesë e rrugës së asfaltuar iu nështrua ndërhyrjes në funksion të hapjes së kanalit dhe më pas nga kompania kontraktuese e njëjta iu nënshtrua asfaltimit I cili sipas banorëve nuk është shtruar sic duhet gjë që ka sjellur edhe degradimin e tij vetëm disa ditë pasi I njëjti është sistemuar.(Strugalajm.com/Radio Rrapi)