ASH-AA: Turpi nuk është anonim – ai ka titull “Doctor Honoris Causa”

Forumet Rinore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë improvizuar një ekspozitë thumbuese ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, derisa në Universitetin e Tetovës po i ndahej titulli “Doktor Honoris Causa”.

Ja deklarata e përbashkët e krerëve të të dyja forumeve të rinisë të ASH dhe AA:

Meqë sot kryetari i një partie politike në pushtet ka vendosur ta rrëmbej titullin ” Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës, ne jemi sot këtu – pikërisht para Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” – për të shpalosur para jush veprimtarinë “e bujshme” akademike , shoqërore dhe eksperimentale të personit i cili ka vendosur të vet-dekorohet me këtë titull.JU REKOMANDOJMËStrugaLajm

Në ekspozitën që po e shihni prapa meje, kemi shpalosur vetëm disa nga shkrimet akademike që ky person do t’ua lërë gjeneratave të ardhshme, ndër të cilat janë: “Strategjia e zhvendosjes së rinisë në mërgim pa dhunë dhe represion”, si dhe librin best-seller “Të arrish deri tek 700 mijë nëna për 1 sekondë”. Përveç këtyre shkrimeve të mirënjohura, ne kemi vendosur të shpalosim edhe disa nga eksperimentet që janë zhvilluar nga personi që do të shpallet “Doctor Honoris Causa”, siç janë eksperimenti në Lagjen e Trimave si dhe ai “Monstra”, pasojë e së cilëve janë dhjetëra shqiptarë që sot dergjen burgjeve të këtij shteti.StrugaLajm

Të dashur qytetarë, dhënia e çmimit “Doctor Honoris Causa” kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim duke e pasur parasysh këtë veprimtari të cilën po e shihni e të cilën e din çdo shqiptar, në mënyrë më demonstrative tregon nivelin e kapjes dhe nëpërkëmbjes që kjo parti po i bën institucionit më i lartë arsimor shqiptar në vendin tonë – pra Universitetit të Tetovës – i cili është ngritur mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve jo vetëm të vendit tonë, mirëpo i cili për fat të keq sot ka rënë nën kthetrat e pamëshirshme të politizimit dhe partizimit që po ushtrohet nga kjo parti. Kështu i trazohen eshtrat Abdylselam Eminit, por edhe Fadil Sulejmanit, si njerëz që flijuan gjithçka për ngritjen e këtij universiteti. Prandaj edhe sot ne pyesim se vallë çfarë do të thoshte Fadil Sulejmani sot po të ishte gjallë për këtë nëpërkëmbje që po i bëhet universitetit për të cilin ai sakrifikoi aq shumë?!

Ne si të rinj e dimë se historia do të na gjykojë për këto marri që sot i bëjnë këta njerëz, por duke dashur të dëshmojmë se ka shqiptarë që në këtë kohë kanë menduar ndryshe, ne jemi këtu për të thënë se Universiteti i Tetovës nuk është i Ali Ahmetit apo Vullnet Ametit dhe se në kohën që ne do të jemi në pushtet do t’ia kthejmë këtij universiteti dinjitetin dhe vlerën e madhe që duhet ta ketë ai në identitetin e përgjithshëm të shqiptarëve në këtë vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...