ASH: Naser Zyberi, avokat i BDI-së jo i popullit

Të rinjtë e “Aleancës për Shqiptarët” sot kanë shprehur revoltën e tyre para zyrave të Avokatit të Popullit, për zgjedhjen e Naser Zyberit në këtë detyrë, shkruan gazeta LAJM. Liridona Emini, nga Forumit Rinor të ASH-së, tha se zgjedhja e Zyberit, është në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, sipas të cilit, Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur. Ajo, me këtë rast kërkoi nga institucionet e Bashkimit Evropian që publiksiht ta dënojnë këtë akt, të kapjes së insitucioneve shtetërore.

“Gjendemi sot këtu para zyrës së Avokatit të Popullit, për të shprehur revoltën tonë në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Fatkeqësisht, para disa ditëve në mënyrë shumë dinake në Kuvendin e REpublikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm me 61 vota të pozitës dhe pa pajtimin e opozitës, Naser Zyberi, u zgjodh Avoka i Popullit. Rikujtojmë që Naser Zyberi përvec që ka qenë aktivist dhe funksionar partiak, në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për kryeministër shteti nga BDI-ja”, u shpreh, Liridona Emini nga Aleanca për Shqiptarët. Reagimin e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...