BLENDI PETROL
Aktuale

ASH-Strugë: Ramiz Merko e filloi privatizimin dhe uzurpimin e rrjedhës së Drinit (FOTO)

Edhe pse në vitin 2013 u pastrua rrjedha e Drinit nga banaqet dhe konstruksionet metalike që kishin bllokuar qarkullimin e këmbësorëve, Ramiz Merko dhe shokët e tij po vazhdojnë punët që i lanë për gjysëm në mandatet e para të tij.
Siç e shihni në fotografi, lokali i preferuar i Ramiz Merkos, pronë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë ka filluar rrethimin e rrjedhës me konstruksion të fortë metalik.
Dukuri të tilla dhe tendenca për uzurpim të pronës publike po shohim për çdo ditë nga njerëz të afërm me Merkon. Kjo na përforcon dyshimet se pikërisht Merko i lejon apo i stimulon uzurpimet dhe ndërtimet e egra si rreth Drinit ashtu edhe rreth bregut të liqenit.
Ramiz, thirri mendjes. Struganët kësaj rradhe nuk do të lejojnë që prona e përbashkët t’iu shndërrohet në biznes privat të disa personave sponsorë të fushatës tënde. Nuk do të lejojmë pasurimin tënd dhe të shokëve të tu në kurriz të gjithë qytetarëve të Strugës

ASH-Struge

(Ne foto, Kafe Lux – e dini kush është pronari?!)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button