ASH-Strugë:Prof-Dr. Ramiz Merkon akuzon për një lëndë që e ka votuar edhe Nazmije Merko

Ju kemi thënë e stërthënë, që të konsultoheni me juristë profesionistë e jo me studentët që iu keni falur diploma dhe profesorë të dalur brenda natës.
Për të mbuluar paaftësinë e tyre, udhëheqësia e Komunës së Strugës me në krye Prof-Dr. Ramiz Merkon paskan akuzuar për gjoja shkelje ligjore dhe vendim të jashtëligjshëm të përbërjes së kaluar Këshillit të Komunës së Strugës.
Vendimet e Këshillit janë obligim për Kryetarin dhe asnjë këshilltar nuk mban përgjegjësi për vendimet që i voton.
Njoftojmë opinionin se lënda në fjalë i ka kaluar të gjitha filtrat, duke u votuar unanimisht nga Këshilli në dy raste, kur është legalizuar dhe kur është liruar nga kompensimi. Është vendim i Këshillit i votuar nga të gjithë këshilltarët, madje edhe nga ish këshilltarja Nazmije Merko, vajza e Ramiz Merkos.

Tani po pyesim se kush ka të drejtë, Ramizi që akuzon apo vajza e tij që e ka votuar dy herë këtë lëndë?!

Gjatë qeverisjes së kaluar 2013-2017, për çdo javë në komunë ka pasur inspektorë nga të gjitha inspektoratet e mundshme shtetërore, të lëshuar nga VMRO dhe BDI, me qëllim për të gjetur edhe shkeljen më të vogël. Të gjitha përpjekjet kanë qënë pa sukses.
Prandaj ju garantojmë se lënda të cilën Merko e konteston i ka kaluar të gjitha filtrat ligjore edhe me porosi të grupeve të tij, që mendojnë se çdo pronë publike duhet të merret nga ata dhe të ndërtojnë objekte afariste për përfitime të tyre.
Mafia urbane ka pasur gjatë dy qeverisjeve të mëparshme të Merkos, kur në mënyrë kriminale legalizoheshin objekte sportive pa kaluar fare në Këshillin e komunës, gjë që për objektet në qytet duhet të bëhet patjetër.
Dielli nuk mbulohet me shoshë. Filloni e punoni për qytetarët!

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...