Asim Musa:’Dializa’’merr ndihmë nga Zvicra me ndërmjetësimin e Burim Memetit

 Ndihma në drejtim të institucioneve të shëndetësisë në Strugë,vazhdon nga qytetarët si dhe nga mërgimtarët.Së fundi një kontigjentë ndihme në drejtim të Spitalit të Nefrologjisë ka ardhur nga Zvicra me ndërmjetësimin e  Burim Memetit.Sic konfirmon Asim Musa drejtor i Spitalit të Nefrologjisë, ndihma e ardhur në krevate të automatizuar,karroca për të pamundurit si dhe batanije dhe paisje të tjera ka qënë e dobishme për institucionin e tij.’’Prej kohësh ne si Spital, furnizohemi me ndihma të natyrave të ndryshme nga qytetarët si dhe mërgimtarët.Donacioni i fundit i ardhur nga Burim Memeti, ka qënë shumë i nevojshëm por edhe i mirëseardhur sepse vjen nga një donator që edhe në të kalurën ka ndihmuar Spitalin e Nefrologjisë’’përfundon ai. Institicionet shëndetësore në Strugë, janë lënë në mëshirë të fatit duke mos parë asnjë investim serioz në këto 25 vjet edhe pse në këtë drejtim paralajmërime ka patur.Prej disa kohësh drejtori  i Spitalit të Nefrologjisë Asim Musa në rrjetin e tij social por edhe në mediat lokale ka njoftuar se biznese të ndryshme nga Struga kanë ndihmuar në zëvendësimin e disa dritareve dhe  dyerëve të jashtme të këtij institucioni.Ai madje për cdo donacion të kësaj natyre i ka falenderuar bizneset që kanë ndihmuar duke ftuar që edhe të tjerët të bëhen pjesë e këtij aksioni.Spitali i Nefrologjisë më Strugë është një nga institucionet e ralla në mos të vetme në Maqedoni që konkuron në mënyrë dinjitoze me Spitalet më në zë në rajon që në fokus kanë të sëmurët nga veshkat, por prej vitesh nuk ka parë asnjë investim në funksion të përmirësimit të kushteve.Spitali është ndërtuar në vitin 1984 dhe që nga ai vit ka njohur  disa ndërhyrje  të parëndësishme  në funksion të zgerimit të kapaciteteve akomoduese të të sëmurëve nga veshkat.Aktualishtë në këtë institucion spitalor janë të punësuar  rreth 180 persona nga të cilët më shumë se 30 të punësuar janë mjek specialistë, internist dhe urologë dhe personel tjetër i pregaditur . Nga spitali në disa raste kanë  kërkuar që tu kthehet  ambulanca për dializë, pasi në vitin 2013 ajo pjesë ishte dhënë nën koncesion. Për çdo vit në këtë spital, kalojnë disa mijëra pacientë, dhe realizohen 10 mijë dializa. Për momentin në spitalin për dializë vijnë dhe mbi 20 pacientë nga qytetet fqinje të Shqipërisë,  kjo në bazë të një marrveshje ndërmjet dy ministrive të shëndetësisë asaj shqiptare dhe të Maqedonisë.(KOHA/Strugalajm.com)
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...