Astrit Merko,strugani që po ringjallë futbollin e fermave
Përfaqësuesja e femrave U19 të Maqedonisë gjatë qëndrimit në Qipro ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen vendase. Vashat që udhëhiqen nga seleksionuesi Astrit Merko në ndeshjen e parë kanë shënuar fitore të sigurt 2-0. Autore të golave ishin Marija Belistojanoska dhe Teodora Dimoska. Paraqitje shumë të mirë kanë pasur portierja Syarta Reçi dhe Rabija Dervishi. Pas ndeshjes se parë dhe fitores 2-0, seleksionuesi Astrit Merko është shprehur i kënaqur me paraqitjet e vajzave.
“Zhvilluam ndeshje të mirë dhe dinamike në të cilën dominuam. Realizuam dy gola, ndërsa mundeshim të shënojmë edhe ndonjë gol. Jam i kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e futbollisteve të mija. Shpresoj të përgatitemi mirë dhe të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e dytë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U19, Astrit Merko.
Ndeshja e dytë ishte me shumë raste të qind për qindta, por vetëm me një gol të realizuar në minutën e 38-të nga futbollistja Teodora Timoska. Vlen të theksohet se ne pjesën e dytë (minuta e 78-të) Maqedonia nuk realizoi penallti dhe rezultati përfundimtar mbeti 1-1.