“Ata që kanë gërmuar tunelin në Idrizovë të angazhohen për autostradën Shkup – Oher”

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve thotë se për këtë ngjarje kanë pasur informacione dy muaj më herët.

Ky lajm ka bërë bujë në rajon dhe është shndërruar në top-lajm të mediave të Ballkanit dhe jo vetëm

Por, u ka dhënë edhe hapësirë, gojëtarëve të sprovuar nëpër rrjetet sociale që ta tregojnë potencialin e tyre ironic. Thjesht, sic njofton KlanM, rrjetet sociale “vlojnë” me komente nga më të ndryshmet;

Qytetarët bëjnë shaka se të burgosurit kanë nis ndërtimin e metrosë së Shkupit, por fshehurazi që të mos merret vesh nga Arsovska.

“Ata që kanë gërmuar tunelin në Idrizovë të angazhohen për autostradën Shkup – Oher” – është njëri ndër komentet më të klikuara në rrjetet sociale.

“Sikur të gërmonim një tunel për në Gjermani?” – pyet një tjetër shfrytëzues nëpër rrjetet sociale.

“Këto nuk janë të burgosur, këta janë heronj duhet të shpërblehen, kanë gërmuar tunelin më të gjatë që nga pavarësimi I vendit” – shkruan një tjetër.

In : Aktuale

Loading...
loading...