ATY KU KA PUNË – KA PAK FJALË – ATO KANË PESHË!

Të shkruash apo të thuash një fjalë të mirë mund të ngroh tre muaj dimri, por të bësh veprime të mira në të mirë të shoqërisë me dinjitet dhe fisnikëri ndërton një oxhak që mund të ngroh çdo dimër. Sa më shumë të përcjellësh punën, veprimtarinë, angazhimin dhe transparencën e të parit të Gostivarit, Dr Arben Taravari, aq më shumë shtohet bindja se njeriu dëshiron të shoh veprat e njerëzve të vërtet sepse idet e tyre dallohen nga veprat dhe jo se cilët janë.
Fuqia e Dr. Taravarit është vizioni i tij, është përqëndrimi i tij në zgjidhje dhe në ndryshim. Në jetë ka dy zgjedhje kryesore, të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato. Sic duket Dr. Taravari, ka pranuar përgjegjësinë për ti ndryshuar dhe realizuar ato me zgjuarsi, përgjegjësi, transparencë, mirësjellje dhe edukatë.
Një rrugë e asfaltuar, një kopsht fëmijësh i rregulluar, një kanalizim funksional, një aktivitet kulturor, një mirëseardhje mërgimtari, një riaktivizim sportiv etj, janë vetëm disa nga shembujt që dëshmojnë se Dr. Taravari dhe ekipi i tij nuk janë duke parashikuar ardhmërinë në mënyra më të mira por janë duke e krijuar atë me kurajë dhe iniciativ.
Kryetari i Gostivarit, Dr. Arben Taravari, ka pak fjalë dhe ato kanë peshë që mund tì përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.
Aty ku flet puna nuk ka nevoj për gojtari.
Zoti ju bekoftë!

Saranda IseniStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...