Austria planifikon të fillojë me vaksinim kundër Kovid-19 në janar të vitit 2021

Vjenë, 24 nëntor – Autoritetet austriake planifikojnë të fillojnë imunizim kundër koronavirusit të ri në janar të vitit 2021, informoi sot ministri i Shëndetësisë Rudolf Anshober, duke shtuar se të moshuarit, punëtorët mjekësorë dhe grupet e rrezikuara do të vaksinohen të parët.

Vendi do të marrë mbi 16 milion doza vaksina përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnitorët, sipas Klemens Martin Oer,  anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë i obliguar për koordinim të përpjekjeve për përgjigje ndaj epidemisë.

“Me siguri mund të fillojmë në janar. Qëllimi ynë është të imunizohet të paktën 50 përqind e popullsisë”, tha ministri i Shëndetësisë Rudolf Anshober. në konferencë për shtyp dhe shtoi se çmimi për këtë do të jetë rreth 200 milionë euro.StrugaLajmStrugaLajm

Në të njëjtën konferencë shtypi, Oer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të BE-së përgjegjës për furnizimin e vaksinave, komentoi se ata do të fillojnë t’u japin vaksina së pari të moshuarve mbi 65 vjeç, veçanërisht në shtëpitë e pleqve, si dhe për njerëzit që puno atjeStrugaLajm

Sipas tij, grupi i dytë janë punëtorët në sektorin shëndetësor, dhe më pas grupet e rrezikuara.

In : Aktuale

Loading...
loading...