“Ohridska Banka”shitet te austriakët

– Banka austriake Shtaermarkishe, e cila posedon Shparkase Bankën në vend, e bleu Ohridska bankën nga Societe Generale. Sot, është nënshkruar një marrëveshje për shitblerjen e 75% të aksioneve të zotëruara nga Societe Generale në “Ohridska Banka”.

Pjesa tjetër pesëmbëdhjetë për qind janë në pronësi të individëve. Vlera e shitjes është 52 milionë euro. I gjithë procesi i bashkimit midis Shparkase dhe Ohridska banka pritet të përfundojë në vitin 2020. Duke pasur parasysh se do të ketë një përputhje të vendeve të punës, mund të ndodhë që në fillim të ketë shkarkime të punonjësve, por menaxhmenti i bankës austriake thotë se plani është që numri i të punësuarve në të ardhmen të rritet.

E çmimi që e deponuam në Komisionin për letra me vlerë është thuajse 6.300 denarë për aksion dhe bankës i jep vlerë prej 52 milionë eurove. Kjo është vlera e transaksionit, oferta është e hapur për të gjithë aksionarët, pasi që të merren të gjitha pajtueshmëritë, do të dalim në bursë në procedurë të ofertës publike për blerje dhe të gjithë aksionarët do të keni mundësinë që t’i dorëzojnë aksionet e tyre me atë çmim- deklaroi Sava Dallbokov.

Njerëzit e parë të bankës austriake presin që bashkimi i Shparkases dhe Bankës së Ohrit të ndikojë në bashkëngjitjen drejt “treshes më të madhe” në sektorin bankar në vend. Ndryshe, aktiva e përgjithshme e Shparkase në këtë moment arrin rreth 350 milionë euro, përballë 650 të Bankës së Ohrit dhe pritet që pjesëmarrja në treg të arrijë deri 14 për qind, me çka do të bëhet banka e katërt për nga madhësia në vend. Banka e Ohrit Sosiete Zheneral sot doli me kumtesë në të cilën thuhet se shitja e aksioneve të lëshuara nga Ohridska Banka do të jetë në përputhje me dispozitat e Ligjit për blerjen e shoqatave aksionare. Shtaermarkishe dhe Sosiete Zheneral në vend janë dhjetë vite.

In : Aktuale

Loading...
loading...