“Austrian Airlines hap linjë të rregullt Vjenë–Ohër, Wizz Air zgjeron rrjetin me Poloninë: Aeroporti i Ohrit në rritje të re”

Aeroporti i Ohrit Aeroporti i Ohrit (Shën Pali Apostull) po hyn në një fazë të re zhvillimi me shtim të linjave ajrore dhe destinacioneve, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, bëri të ditur se nga ky sezon Austrian Airlines ka filluar fluturimet e rregullta nga Vjena drejt Ohrit, një linjë që sipas tij do të jetë veçanërisht e rëndësishme për lidhjet tranzite (connecting flights) për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, Wizz Air po zgjeron praninë e saj me fluturime të reja nga Polonia, konkretisht nga Vroclavi dhe Krakova drejt Ohrit, një hap që pritet të sjellë fluks më të madh turistësh polakë dhe të ndikojë në zhvillimin e sektorit të turizmit.
Nikoloski theksoi gjithashtu se nga Aeroporti i Shkupit po operojnë dy destinacione verore të rëndësishme drejt Sicilisë dhe Sardenjës – Palermo dhe Alghero – të cilat sipas tij do të vazhdojnë të jenë aktive edhe pas sezonit veror.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet e pakta që po hap linja të reja ajrore në këtë periudhë, duke e cilësuar këtë si rezultat të organizimit të mirë të sektorit të aviacionit.
Në të njëjtën kohë, u theksua edhe një fakt i rëndësishëm logjistik: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ furnizohet plotësisht me kerozinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa pjesërisht edhe Aeroporti i Nishit Aeroporti i Nishit ‘Konstantini i Madh’, duke nënvizuar rolin strategjik të Shkupit në funksionimin rajonal të aviacionit.
.gif)




























