Aktuale

Autobusin e vjetër e shndërruan në shtëpi banimi(Video)

Mira dhe Jeremy Thompson, para disa vitesh kishin blerë një autobus që përdorej për transportimin e nxënësve dhe kishin vendosur që atë të shndërrojnë në një shtëpi të vogël.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e tyre e vogël, me rrota, ka një tualet shumë funksional.

Thuhet se ky dizajn i vogël i shtëpisë ka shumë karakteristika të ruajtjes së hapësirës që nuk janë parë në shtëpitë e tjera të vogla në rrota.

Për shembull dhoma e gjumit, mund të mbyllet nëse dikush me të vërtetë ka nevojë për privatësi.

Ky projekt i vogël u ndërtua në një buxhet shumë të vogël. Kjo u bë e mundur duke përdorur shumë materiale të ricikluara dhe gjithashtu duke projektuar vetë atë.

Thënë shkurt, ata e kanë rregulluar çdo gjë për shijen e tyre, dhe rezultati është befasues.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button