Shkruan: Medai Shaholli
‘Lufta’ e sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve autokton për dominim dhe supremaci në ‘drzhavën Severna’ vazhdon prej dekadash, ku ata janë përpjekur me të gjitha format dhe mënyrat për ta fshehur dhe përvetsuar autoktoninë e shqiptarëve në këto troje.
Ndërsa media gëlon nga lajmet e ditës mbi zbulimin e artefakteve në nëntokën e Shkupit si dëshmi të reja për autoktoninë shqiptare në ish kryeqendrën e Dardanisë, partitë shqiptare nuk e kanë prishur ‘terezinë’ e tyre ndaj neglizhencës së pushtetit i cili nuk tregon interes për këto fakte të reja të autoktonisë ilire në këto troje, por për kundrazi partçkat tona vazhdojnë ta rrufitin kafenë e mëngjesit pa u shqetësuar se ato artefakte mund të zhduken ashtu siç janë zhdukur në të kaluarën dhe artefakte të tjera historike nga nëntoka e Ilirisë së lashtë.
Kësisoj, në mungesë të arkeologëve shqiptarë, arkeologët sllavo-maqedonë kanë fshehur fakte dhe dëshmi të banimit të hershëm të nëntokës në këto troje duke i zhdukur apo duke i tjetërsuar si pjesë të trashëgimisë së tyre.
Përballë propagandës së shtetit dhe pushtetit shqiptarët të kësaj ane të ashtuquajtur tashmë ‘Severna’ kanë ngelur ‘jetimë’ të pambrojur në aspektin e të drejtave historike duke rrezikuar për ta çimentosur pozitën e nomadit pa identitet pa gjuhë, pa kulturë ahtu siç janë përcaktuar në kushtetutë si gjuha e 20%!
Ata sllavo-maqedonët kanë angazhuar Akademinë e Shkencave për ta zhbërë historinë duke na quajtur nëpër librat e historisë dhe gjeografisë si njerëz të egër që kanë zbritur nga malet dhe kanë pushtuar fushat e tyre!
Kurse Lidhja e Historianëve Shqiptarë si filialë e pushtetit nuk doli asnjëherë me një memorandum apo me një apel kundër pushtetit që të ndal propagandën antishqiptare për devijimin e fakteve historike dhe përvetësim të së drejtës historike dhe autoktone të shqiptarëve në trojet e tyre.
Në të vërtetë LASH përfaqëson një klub mediokriteti që mblidhen sa herë u duhen subvencione nga pushteti duke organizuar ndonjë simpozium që nuk i kalon përmasat e një tubimi partiak brenda një lagjeje të Shkupit apo të Tetovës.
Nga ana tjetër kemi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, si një ent pa integritet dhe kredibilitet që s’ka kompetenca për t’i mbrojtur ato të drejta të shqiptarëve për çka edhe është formuar si institucion se do të mbronte vlerat shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në ‘drzhavën Severna’.
Këtij intstituti i ka mbetur në dorë vetëm të informoj mediat dhe të shënoj në numrin rendor artefaktet e reja të zbuluara si pjesë e inventarit të arkivit në institutin përkatës.
Ndaj, si imperativ i kohës për shqiptarët ‘të pambrojtur’ është që të paktën (pasi u pa puna se ‘njerka’ Shqipëri nuk i njeh shqiptarët e këtej kufirit si pjesë të një kombi por si ‘maqedonsa’ ) përmes OJQ-ve apo shoqatave të ndryshme të njoftojnë intitucionet ndërkombëtare si UNESCO dhe të tjera si kjo se: ‘Drzhava Severna’ po fsheh dhe po përvetëson trashëgiminë kulturore të një kombi tjetër siç janë shqiptarët, duke ia atribuar ato si pjesë të trashëgimisë së tyre.