AUTORI I SULMIT I SHKRUAN POLICISË SË VJENËS: BETOHEM PËR ALLAHUN…

Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në kryeqytetin austriak.

Një përdorues i rrjetit social Twitter, përmes një shkrimi kishte paralajmëruar gjatë ditës për sulmet që ndodhën sonte.

Në një cicërimë ky person ka thënë “Prisni për befasinë”. Këtë shkrim, ky person e ka bërë në ora 14:56.

Ndërsa në një shkrim tjetër nga Policia e Austrisë ku informonte lidhur me zhvillimet e fundit, ky person ka thënë “Betohem në Allah se nuk keni parë akoma asgjë”.

Në një shkrim tjetër ka shkruar “Do të fusim frikë dhe do t’iu terrorizojmë edhe në ëndrrat tuaja kur ju të flini gjumë”.

Pastaj, në një shkrim tjetër ka thënë “Gjak për gjak”. Ndërsa në një tjetër kishte shkruar “HAHAHA… Elhamdulilah”.

In : Aktuale

Loading...
loading...