Autostrada drejt Strugës dhe Ohrit do më shumë para

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që Qeveria dhe ndërmarrja kineze “Sinohidro” deri në fund të janarit t’i përfundojnë negociatat për konfirmimin e afatit të ri dhe financave shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. “Marrëveshjen të cilën e ka arritur Qeveria paraprake është që autostrada të ndërtohet deri më 31 janar të vitit 2018. Ne mendojmë se është mirë që deri atëherë Qeveria dhe NP për rrugë shtetërore të nënshkruajnë aneks marrëveshje për vazhdim të afatit dhe deri atëherë të konfirmohet çmimi shtesë të cilin duhet ta ketë që të sendërtohet autostrada”, tha Sugarseki, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën u paralajmërua ndërtimi i rrugës së re ekspres. Sipas drejtorit të NP për rrugë të shtetit, Zoran Kitanov, paralelisht me negociatat me rritëm të përshpejtuar punohet eksproprijimi i plotë i tokës. Siç potencoi, nuk duhet të shpejtohet ndërtimi me projekte jocilësore. Për shkak të projektit të zgjedhur dhe jo të plotë është shkaktuar problem edhe gjatë ndërtimit të pjesës Milladinovc-Shtip ku në vetë trasën ka 22 largpërçues. Sipas Kitanov, deri në datën 1 të muajit të ardhshëm do të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e ndërtimit të asaj autostrade për të cilën Qeveria dhe “Sinohidro” me aneks marrëveshje e vazhduan afatin për ndërtim deri në shtator të vitit të ardhshëm dhe u obliguan deri më 15 shkurt të nuk mos ketë kërkesa të dëmshme mes vete. Afati i parë për përfundimin e kësaj pjesë të autostradës në gjatësi prej 47 kilometrave, në vlerë prej 206 milionë euro, ishte maji i këtij viti. Për rrugën Shkup-Bllacë, si projekt që pret realizim shumë vite, sipas paralajmërimeve të Sugareskit dhe Kitanov do të ketë edhe pjesë të autostradës dhe rikonstruim. Për projektin për zgjidhjen e autostradës deri më tani me para nga fondi investues për Ballkanin Perëndimor janë përgatitur raport reminent dhe financiar, si dhe raport për komunikacion, studim për arsyetim, vlerësim strategjik, për ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe projekt të ardhshëm. Në shtator të këtij viti janë kërkuar para shtesë që të përfundojnë hulumtimet e nevojshme gjeodezike dhe mekanike, si dhe për projektin bazë, studim me vlerësim të ndikimit të mjedisit jetësor dhe për dokumentacion të tenderit.

In : Aktuale

Loading...
loading...