AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR: VMRO premton përfundimin në 2026-ën

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DMPNE premton se për dy vite do të përfundojë autostradën që lidh Kërçovën me Ohrin

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 23 shkurt – Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DMPNE premton se për dy vite do të përfundojë autostradën që lidh Kërçovën me Ohri. “Në këtë moment, kur të bëni një analizë të detajuar dhe tërthore se ku janë aktivitetet e ndërtimit, do të arrini në përfundimin se është rreth 70 për qind i përfunduar nga ajo që duhet të ishte 100 për qind. Pra, kemi diku rreth 30 për qind. Dhe ne, duke analizuar situatën në të cilën ndodhet sot kjo pjesë rrugore, njëkohësisht duke pasur një pamje të qartë të asaj që kemi si kapacitet ndërtimor, mund të dalim me një premtim që do të jetë pjesë e Programi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit se i gjithë seksioni do të përfundojë dhe do të vihet në përdorim në gjysmën e dytë ose do të thosha në fund të vitit 2026”, thekson kryetar i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.

Advertisements

Ai premtoi se në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së do të përfundojë rruga ekspres që lidh Rankovcën me Kriva Pallankën, si dhe lidhja me rrugën ekspres e Strumicës dhe pikën kufitare Novosellë, dhe në të njëjtën kohë rruga ekspres apo e shpejtë nga Velesi do të përfundojë përmes Çashkës deri në Prilep.

Njëherësh, dy kilometrat nga Bllaca deri në Shkup do të rregullohen deri në fund të vitit 2024. Lidhur me marrëveshjen me Bechtel dhe Enka që e ka nënshkruar kjo qeveri lidhur me ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar-Kërçovë – Ohër – Strugë dhe Prilep-Manastir, nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet, Mickoski pretendon se kontrata do të kalojë 2 miliardë euro, por nuk do të prishet, por do të ulen me kompaninë për të rinegociuar.

PROJEKT I KEQStrugaLajmStrugaLajm

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi thotë se ky është një shembull klasik i një projekti të keq. Megjithatë, ai shton se nuk ka kthim prapa, ndërsa 80 për qind e trasesë ka përfunduar. Deri më tani, ndërtimi i kësaj autostrade ka kushtuar mbi 10 milionë euro për një kilometër. Problem tani janë rrëshqitjet e dheut, gjithsej 13, në trasenë. “Nuk mund të themi se nuk ndërmarrim asgjë. Ne po marrim të gjitha masat e mundshme që ai projekt të përfundojë sa më shpejt. Prandaj ju thashë, nuk po e them unë si drejtor i NPRrSH-së, po e thonë ekspertët dhe po e thotë Enti shtetëror për revizion, se kur ke një projekt kaq të keq dhe kur hyn në realizimin e këtij projekti, ne nuk mund të tërhiqemi tani”, u shpreh Ejup Rustemi, drejtor i NPRRSh.

“Kur flasim për kontratën me Bechtel dhe Enka, thashë disa herë që kishim kontrata të ngjashme që i kemi nënshkruar sipas rregullave të Bankës Europiane dhe Botërore. Ato kontrata nuk publikohen dhe ato kontrata nuk publikojnë çmimet dhe modelin, deri ku ka arritur çmimi. Për shkak se Prokuroria publike kishte hapur lëndë, ne e kemi dorëzuar atë marrëveshje në Prokurorinë Publike”, sqaron Rustemi.

Kurse profesori Josif Josifovski nga Fakulteti i Ndërtimtarisë ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër e sheh si një torturë dhjetëvjeçare, rezultat i projektimit të dobët dhe procedurave joefikase administrative. “Ai projekt nuk është një projekt i zakonshëm dhe nuk mund të krahasohet me ndërtimin e autostradave të tjera… Kjo torturë dhjetëvjeçare është për shkak të dy aspekteve, pra arsyet janë të dyfishta. E para janë arsyet teknike që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e dokumentacionit të projektit, por edhe procedurat dhe vendimet administrative joefikase, të cilat kërkojnë shumë kohë. Koha e çmuar në të cilën inxhinierët nuk mund të bëjnë atë që paguhen dhe shpenzimet fikse po rriten” , thekson Josifoski.StrugaLajm

Darko Peshevski, inxhinier në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, thekson se edhe në fillim të aktiviteteve ndërtimore në pjesën e autostradës, menjëherë është konstatuar ndryshim i gjeologjisë në terren, i cili nuk përputhet me gjeologjinë e paraparë me projektet, gjë që ndikonte drejtpërdrejt në mënyrën e ndërtimit të objekteve dhe klasën e materialit të gërmimit të tunelit.

“Me fillimin e aktiviteteve ndërtimore për gërmim të gjerë të trasesë, u konstatua se bëhet fjalë për ndryshim të gjeologjisë në terren. Shpatet e prejardhura me pjerrësi të parashikuara në projektet bazë në masën më të madhe kanë shfaqur një farë destabiliteti dhe në pjesë të caktuara të trasesë ky jostabilitet është shprehur në masë të konsiderueshme, i cili manifestohet në formë rrëshqitjeje. Duke pasur parasysh këtë situatë, është konstatuar nevoja për plotësimin e projektit bazë me zhvillimin e projekt zgjidhjeve të reja për stabilizimin dhe mbrojtjen e shpateve dhe sanimin e rrëshqitjeve në tërë trasenë e autostradës”, tha Peshevski.

Ai gjithashtu thekson se ka pasur nevojë për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit për tetë nyje rrugore dhe rrugë të reja alternative, mbikalime, kanalizime me pllaka për lidhjen e vendbanimeve dhe zonave bujqësore.

AFATET

Lidhur me afatet e përfundimit ekspertët e rrugëve thonë se aktualisht është e vështirë të garantohet me siguri afati i përfundimit, duke qenë se është paralajmëruar angazhimi i ekspertëve, të cilët kanë për detyrë të ridizenjojnë të gjitha shpatet e paqëndrueshme dhe të ofrojë n një zgjidhje optimale dhe të përhershme. Profesori Ilios Vilos nga Fakulteti Teknik në Manastir thotë se çdo gjë varet nga ajo se çfarë do të përmbajnë zgjidhja e re për zgjidhjen e problemit. Sipas tij, në rast se këto zgjidhje nuk devijojnë shumë nga këto aktuale , si dhe ofrojnë rehabilitim në shkallë më të vogël, atëherë në atë rast me një vullnet të madh, profesionalizëm dhe angazhim të të gjithë pjesëmarrësve të përfshirë në ndërtim nën ombrellën e ndërmarrjes shtetërore së rrugë , mund të supozohet se fundi i vitit 2026, është i mundur të jetë një afat realist për përfundimin e këtij aksi rrugor.

Në ndërkohë, Revizioni Shtetëror mungesën e një qasjeje sistematike dhe analitike dhe gatishmërinë e pamjaftueshme në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksionin e pjesëve rrugore në të gjithë vendin, gjë që shkakton rritje të vlerës së kontratave të lidhura dhe zgjatje të afatit për ndërtimin/rikonstruksionin e seksioneve. Në pjesën e çështjeve kyçe, Enti Shtetëror i Revizionit raporton për ndërtimin e pjesës rrugore Kërçovë – Ohër në bazë të Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci-Shtip dhe rrugës Kërçovë-Ohër.

“Në të njëjtën kohë, theksojmë se mangësitë në dokumentacionin e projektit, shpronësimet e pazgjidhura të tokës, si dhe burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe teknike nga ana e kontraktuesit, ndikuan në zgjatjen e procesit të ndërtimit dhe shkaktuan një dalje shtesë të burimeve financiare përtej atyre të rëna dakord fillimisht”, theksohet në raport.

Në raporte, arsyet kryesore për ngadalësimin e ndërtimit të seksionit, përveç mangësive të projektit, përmenden edhe: shpronësimi i vonuar për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura pronësore, si dhe shpronësimi shtesë i tokës për shkak të nevojës së shfaqur për të zbutur prerjet e shpateve, nevoja për dislokim të objekteve të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore (linjat e energjisë elektrike, linjat e transmetimit dhe komunikimit të energjisë, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve), si dhe objektet individuale banimi dhe tregtare që përkojnë me gjurmën e seksionit, miratimi i landfilleve të reja në terren, për shkak të rritjes së gërmimeve të pritura në prerje gjatë zbutjes së shpateve të paqëndrueshme dhe numrit të pamjaftueshëm të personelit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve të ofruara nga kontraktuesi.

Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë filluar në shkurt të vitit 2014, nën qeverisjen e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI dhe është dashur të përfundojnë deri në vitin 2018. Por ndërtimi u vonua dhe ndërkohë erdh qeveria e re. Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja është kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore juridike, gabimeve në projektim dhe lëshimeve të tjera, siç janë hyrje daljet në autostradë. Me një aneks të Marrëveshjes, fillimisht afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro. Afatet po shtyhen sërish, dhe akoma nuk ka një datë së paku të përafërt me analiza, argumente dhe fakte se kur më në fund ajo do të jetë në dispozicion të vozitësve, udhëtarëve dhe transportit në përgjithësi. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...