Aktuale

Autostrada Shkup–Tetovë: Arrestime pas matjeve me radar, shpejtësi alarmuese

Policia ndali dhe arrestoi një 23-vjeçar që po ngiste me shpejtësi prej 221 km/h në një vend ku shenja kufizonte shpejtësinë në 100 km/h.

Ngjarja ka ndodhur dje, në periudhën prej orës 15:50 deri në 17:30, në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikës së pagesës në Zhelinë.

Gjatë kontrollit të trafikut me radar, u konstatua se:

një 36-vjeçar nga Gostivari po ngiste një veturë BMW me targa të Gostivarit me 173 km/h,

një 20-vjeçar nga Struga po ngiste një veturë Audi me targa të Strugës me 181 km/h,

ndërsa një 23-vjeçar nga Tetova po ngiste një veturë BMW me targa gjermane me 221 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 100 km/h.

Të tre personat u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngriten kallëzime për “drejtim të pamatur të automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button