Aktuale

Avokati Artim Islami nga Struga kalon filtrin parlamentar për anëtar të Këshillit Gjyqësor

Strugani Artim Islami kalon filtrin parlamentar për anëtar të Këshillit Gjyqësor
Avokati strugan Artim Islami ka marrë mbështetjen e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve për t’u bërë anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Kandidatura e tij, e propozuar nga deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, kaloi me 7 vota “për”, pa asnjë votë “kundër” apo “të përmbajtur”, duke siguruar dritën jeshile për fazën e ardhshme të procedurës.
Artim Islami vjen nga Struga dhe prej shumë vitesh ushtron me sukses profesionin e avokatit, duke krijuar një përvojë të konsiderueshme në fushën e drejtësisë. Mbështetësit e kandidaturës së tij vlerësojnë se përvoja profesionale dhe angazhimi i tij mund të jenë një kontribut i rëndësishëm në punën e Këshillit Gjyqësor.
Pas kalimit të filtrit parlamentar, kandidatura e Islamit pritet të shqyrtohet dhe të votohet në seancë plenare të Kuvendit, ku do të merret vendimi përfundimtar për emërimin e tij në këtë institucion të rëndësishëm të sistemit gjyqësor.(StrugaLajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button