Bajrami:Nga 94 nxënës për në klasën e parë në Veleshtë vetëm 38 do regjistrohen në vendlindje, politikan kthjellohuni

Fluturim Bajrami

Duke iu bashkuar deklaratës së kryeministrit Zaev, që rinia po ikën dhe vendi po shprazët, ju sjell një të dhënë momentale për Shfk “Zini Hani”-Veleshtë mbi numrin e nxënësve që duhej të regjistrohen në klasë të parë për vitin shkollorë 2021/2022. Sipas listës së përgjithshme, numri i nxënësve që duhej të regjistrohen në këtë shkollë është diku 94 nxënës, prej të cilëve vetëm 38 nxënës do të vijojnë klasën e parë në vendlindje, 55 nxënës në mërgim, dhe 1 në Shkup. Në shkollën në Dobovjan, nga lista e përgjithshme gjithësej 8 nxënës, vetëm 2 nxënës do të vijojnë mësimin në vendlindje kurse 6 nxënës do të vijojnë mësimin në mërgim. 😪E dhimbshme por realitet. Politikan, kthjellohuni.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...