Banka e Maqedonisë :Mërgimtarët sollën më pakë para më 2020

Para fillimit të pandemisë së koronavirusit, konkretisht në vitin 2019, remitencat përbënin rreth 15 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV) apo 1.5 miliard euro. Por, gjatë vitit të kaluar, remitencat kanë pësuar rënie për një të katërtën e kësaj vlere. Kështu informojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilës, transferet totale janë ulur tashmë për rreth 24 për qind.StrugaLajmStrugaLajm

“Transferet totale u ulën për rreth 24 për qind, ku rënie të dukshme ka në dërgesat e parave në duar. Por, remitencat e dërguara përmes bankave dhe transfereve të shpejta të parave, u rritën ndjeshëm për 47 për qind. Ky është tregues i qartë se mërgimtarët dhe punëtorët e përkohshëm jashtë vendit, të cilët dërgojnë fonde në Maqedoninë e Veriut, kanë përshtatur sjelljen e tyre me rrethanat e reja dhe po përdorin gjithnjë e më shumë kanalet digjitale”, thanë nga Banka Popullore.StrugaLajm

Projeksionet e Bankës Popullore janë që remitencat gjatë këtij viti do të rriten për 20 për qind, por për shkak se kriza me pandeminë po vazhdon edhe këtë vit, kthimi në nivelin e para-pandemisë, pritet të ndodhë më 2022.

In : Aktuale

Loading...
loading...