Banka Kombëtare e Zvicrës: 50 miliardë dollarë për shpëtimin e Credit Suisse

50 miliardë euro do t’i huazojë Banka Qendrore e Zvicrës njërit prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit, bankës Credit Suisse për ta shpëtuar nga kolapsi pas telasheve të mëdha financiare me të cilat përballet.

Lajmi i ndërhyrjes për të shpëtuar bankën e dytë më të madhe në vend, ndihmoi menjëherë në qetësimin e tregjeve, që e perceptuan ndihmën e Bankës qendrore si një “sinjal të fortë dhe të rëndësishëm stabiliteti dhe si një përpjekje për të ndërprerë spiralen negative, pavarësisht se do të duhet kohë deri se të besimi tek Credit Suisse të rikthehet plotësisht.

“Të gjitha kursimet e mia janë aty. Nuk se di se cfarë të bëj, sesi të veproj”, tha një kliente e bankës.

“Po i ndjek lajmet me shumë kujdes, do të pres të shoh si do të shkojnë gjërat, dhe nëse shkojnë më keq, atëherë do të mendoj që t’i tërheq paratë e mia prej andej e t’i kaloj në një bankë tjetër”, tha një tjetër klient.

Kriza e Credit Suisse vuri në alarm dhe Bankën e Anglisë, e cila thirri një mbledhje urgjente për të bërë një vlerësim të situatës. Qeveria gjermane po ashtu nisi bisedime intensive me institucionet e kontrollit financiar dhe bankat në vend, edhe pse ministri i Financave  Christian Lindner garantoi se gjendja e bankave në Gjermani është e qëndrueshme dhe se në të gjitha nivelet po bëhet kujdes që kjo ajo të mos ndryshojë.

Credit Suisse është një ndër 30 bankat e klasifikuara në botë si “shumë të mëdha për të falimentuar”, sepse kolapsi i tyre do të kishte një ndikim shkatërrues në ekonominë globale.

In : Aktuale

Loading...
loading...