Aktuale
Banka Popullore me këshilla, si të blini sigurt online?
Banka Popullore në faqen e saj në Facebook publikoi rekomandime për qytetarët për blerje të sigurt online. Prej atje thonë se blerja përmes internetit është e lehtë dhe e shpejtë por se mbrojtja e financave është me rëndësi thelbësore. Nga Banka Popullore rekomandojnë të blihen produkte vetëm nga ueb faqe të sigurta. Gjatë blerjes të përdoren lidhje të sigurta të internetit, përkatësisht asnjëherë të mos blihet përmes rrjetit publik wi-fi dhe qytetarët ta kontrollojnë certifikatën e tyre bankare për transaksione të paautorizuara. Përndryshe, sot fillon Black Friday, dita kur më shumë nga produktet për konsum të gjerë ofrohen me çmime të ulura.